Si të vish në Kosovë?

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës

Aeroporti kryesor është Aeroporti Ndërkombetar i Prishtinës, që ndodhet 15 km në jugperëndim të kryeqytetit. Aeroporti lidh Kosovën me një numër vendësh përmes fluturimeve direkte që përfshijnë: Austri, Gjermani, Zvicer, Britani, Hungari, Turqi etj. Ky aeroport ka kapacitet për 1 mln milion pasagjerë në vit dhe gjithashtu ka fluturime tranzit për në shumë vende të botës. Aeroporti ka gjithë facilitetet e nevojshme si makina me qera, restorante, zyrë postare, bankë &ATM dhe dyqane. Per me shume informacion ju lutem vizitoni faqen zyrtare te Airporti i Prishtines

Transporti rrugor i Prishtinës

Kryeqyteti i Kosoves Prishtina është një orë distancë me makinë nga cdo vend fqinj më të cilin kufizohet Kosova(Shqipëri, Mali i Zi, Maqedoni dhe Serbi), prej nga lidhet me gjithe vendet e tjera në rajon.

Të mbërrish me makinë

Kosova kufizohet me Serbine, Maqedonine, Malin e zi dhe Shqiperine me keto pika kufitare: Nga Shqiperia: Vermica, Qafa e Prushit, dhe Morina; Nga Maqedonia: Gllobocica dhe Hani i Elezit; Nga Serbia: Muqibaba, Dheu i Bardhe, Merdare, Gazivoda, dhe Jarinje (Ju mund te hyni nga Serbia ne Kosove nga ajo pike qe keni ardhur fillimisht, pasi Serbia nuk i njeh vulat e pikave kufitare te Kosoves).; Nga Mali i Zi: Zhlebi dhe Gryka e Cakorit;

Autobusët

Ka autobusë në dispozicion që u shërbejnë pasagjerëve nga gjithë Europa përfshi: Shqipëri, Mal i Zi, Maqedoni, Turqi, Austri, Gjermani, Zvicër etj contact@kosovo-holidays.com.

Trenat

Ka një shërbim nga Prishtina në Shkup dhe e kundërta. Pasagjerët mund të blejnë dhe biletën e udhëtimit në biletaritë në stacion ose dhe brenda në tren.