Rreth Kosovo Holidays

Kush jemi, synimet dhe strategjia

Kosovo Holidays DMC është një kompani Turizmi, me qendër në Prishtinë, Kosovë e krijuar në vitin 2014 që u ofron klientëve dhe partnerëve shërbime turistike profesionale për Kosovën, një destinacion i ri, dinamik dhe shumë tërheqës. Kosovo Holidays DMC u krijua nga pasioni për Kosovën dhe bukuritë e saj dhe qëllimi ynë është të ofrojmë eksperienca turistike autentike, përmes krijimtarisë, pasionit dhe efikasitetit duke punuar ngushtë me gjithë partnerët lokal në terren.
me teper
Shërbimet që ofrojmë përfshijnë organizimin e udhëtimeve turistike, organizimin e eventeve dhe të konferencave kudo në territorin e Kosovës. Për më tepër duke bashkëpunuar me kompanitë simotra; Albania Holidays DMC në Shqipëri dhe Macedonia Holidays DMC në Maqedoni dhe partner të tjerë në vendet fqinje, ne jemi në gjendje të zgjerojmë shërbimet tona profesionale në Ballkan, duke ruajtur një standard të lartë profesionalizmi në të gjithë gamën e shërbimeve.

Filozofia jonë është që të zbatojmë standarde perëndimore të etikës dhe profesionalizmit në punë dhe kjo na ka bërë një nga DMC-të kryesore në Kosovë. Motoja jonë është: “ta bëjmë çdo gjë sic duhet që me herën e parë” të cilën e kemi arritur përmes një komunikimi mjaft të mirë me partnerët tanë lokal, planifikimit të kujdesshëm dhe ekzekutimit të përpiktë të shërbimeve, përmes një procesi të kontrollit të cilësisë hap pas hapi.

Certifikatat dhe Licensat e Kosovo Holidays

Lutem gjeni ketu poshtë të gjitha cerfitikatat, licensat dhe kartat e anetarësisë: