Pse të rezervoni një makinë me qira me ne?

Kosovo Holidays DMC ndër vite ka zhvilluar marrëdhënie shumë të ngushta me degët e disa kompanive ndërkombëtare me qira që operojnë në Kosovë, si dhe disa kompani serioze vendore të cilat ofrojnë çmime konkurruese dhe fleksibilitet. Si të tillë ne jemi në gjendje të mbajmë ose edhe përmiresojme çmimet e tyre, madje duke punuar me disa kompani, mund të ofrojmë shumë modele të ndryshme për zgjedhje.

Kosovo Holidays mund të lehtësojë procesin e rezervimit duke negociuar tarifën dhe modelin më të mirë të mundshëm për t'iu përshtatur nevojave tuaja pa pagesë shtesë për ju.

Ju lutemi plotësoni formularin tonë të kërkesës me të gjitha detajet, dhe ne ju ndihmojmë të rezervoni në kohë rekord makinën tuaj me qira në Kosovë.