Magra Austria

 
hotel rating stars

Rruga per Rugove-Boge, Peje, Kosove

Sipërmarrja familjare MAGRA AUSTRIA është një ekohotel natyror. Ai ngrihet në mes të një peizazhi mahnitës, në një zonë me klimë kurative, e paprekur nga ndotja e ajrit dhe ajo akustike. Hoteli ndodhet 1450m mbi nivelin e detit; vetëm 115 km larg nga Prishtina.Ajër malor aromantik, qetësi, natyrë e paprekur, peizazh magjepsës, ujë burimi malor i kulluar si kristal, shërbim i ngrohtë, cilësi e klasit të lartë, gatime speciale, një kënd lojërash për fëmijë, ofertë e shumëllojshme Wellness në ambientet e hotelit e shumë të tjera janë kushtet që ju ofrohen për një pushim shlodhës dhe fuqidhënës.Ky pushim e jep veprimin e vet edhe në pak ditë qëndrimi në këtë hotel. Shpirti lëndohet nga përjetime të padëshiruara; përjetimet pozitive e forcojnë atë. MAGRA AUSTRIA është një vend, ku shpirti merr ripërtërihet dhe një qendër pushimi për një sezon shlodhës për trupin dhe psiqikën; për veshët, sytë, zemrën dhe mendjen. Në MAGRA AUSTRIA pyjet malore dhe lëndinat alpine mbërrijnë deri në tryezën e ngrënies. Në çdo stinë ia vlen frekuentimi i këtij hoteli!Pranvera alpine plot jetë gjallëron gjymtyrët e lodhura. Lëvizja në ajrin e freskët malor aktivizon qelizat mbrojtëse, të cilat pastrojnë organizmin prej qelizave e shkatërruara dhe të dala jashtë përdorimit.Vera ofron mundësi të papërfytyrueshme, të tilla si: ecje malore, ecje sportive, ngjitje alpine. Nga ana tjetër, lëndinat të ftojnë në krahët e tyre duke të dhuruar prehje e ëndërrime.Në vjeshtë lëvizja në ajër të pastër, veçanërisht në mot me erë, gjallëron qarkullimin e gjakut dhe furnizimin me gjak të organeve duke forcuar kështu sistemin imunitar. Ofertat speciale të trajtimit Wellness janë mjeti më i mirë kundër depresionit dimëror dhe kundër lodhjes. Zbatimi i trajtimit kneipp (lexo: knajp) ruan organizmin nga sëmundjet e ftohjes.Dimri grin me stuhitë e dëborës, borën e imët, banjot e diellit dimëror shtrirë në tarracë; me ftohtësinë drithëruese në pyjet malore të mbuluara si në përralë nga dëbora e nga ana tjetër ngrohtësinë nanuritëse në ambientet e hotelit.

S'ka Vleresime

  • Facilitetet dhe Sherbimet e Hotelit
  • Internet Wireless me pagese
  • Parkim Falas
  • Bar
  • Restorant
  • Kuzhine tradicionale
  • Recepsion te hapur 24-ore
  • Salle konference
  • Dhome takimi
  • Roje sigurie
  • Qender fitnesi
  • Ture
  • Kopsht
  • Sherbim lavanderie
  • SPA dhe qender trajtimi
  • Dhomat dhe sherbimet ekstra
  • Internet kabllor falas
  • Banje me dush
  • Vaske
  • Krevat per femije
  • Dhoma ku ndalohet duhani
  • Abazhur
  • Ballkon
  • Televizor satelitor
  • Tharese flokesh
  • Minibar
  • Telefon
  • Tavolina pune
  • Pajisje tualeti personale
  • Internet Wireless me pagese

If cancellation is made 4 days prior to reservation customers are not obliged to pay.If customers will not notified, 30% of the payment should be payed ​​by customers.

Check-In: 14:00

Checkout: 12:00

Politika per largim te vone (late checkout) : nese klintet largohen pas ores 12:00 te drekes ata do paguajne 40 Euro