Informacion per vize ne Kosove

Regjimi i vizave nuk aplikohet për shumicën e vizitorëve që hyjnë në Republikën e Kosovës.

Shtetet të cilat nuk kane nevojë për vizë:

Afrika e Jugut
Andora
Antigua dhe Barbuda
Arabia Saudite
Argjentina
Australia
Austria*
Bahamas
Bahrein
Barbados
Belgjika*
Belize
Botsvana
Brazili
Brunei Darussalam
Bullgaria*
Danimarka*
Domenika
El Salvadori
Emiratet e Bashkuara Arabe
Estonia*
Federata e Mikronezisë
Finlanda*
Fixhi
Franca*
Gjermania*
Grenada
Greqia *
Guajana
Guatemala
Holanda*
Honduras
Hungaria*
Irlanda*
Ishujt Marshal
Ishujt Sejshel
Ishujt Solomon
Islanda*
Italia*
Izraeli
Japonia
Jordania
Kanadaja
Katari
Kili
Kiribati
Kolumbia
Korea Jugore
Kostarika
Kroacia*
Kuvajti
Latvia*
Lesoto
Lihtenshtajni
Lituania*
Luksemburgu*
Malavi
Maldives
Malejzia
Mali i Zi
Malta*
Maqedonia
Mauritius
Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda Veriore*
Meksiko
Monako
Namibia
Nauru
Nikaragua
Norvegjia*
Omani
Palau
Panama
Papa Guinea e Re
Paraguaji
Polonia*
Portugalia*
Qipro
Republika Çeke*
Rumania*
Samoa
San Marino*
Sao Tome dhe Principe
Selia e Shenjtë*
Serbia
Shën Kitts dhe Nevis
Shën Lucia
Shën Vinsent dhe Grenadina
Shqipëria
Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Sllovakia*
Sllovakia*
Spanja*
Suedia*
Svazilandi
Timori Lindor
Tonga
Trinidadi dhe Tobago
Turqia
Tuvalu
Uruguaji
Vanuatu
Venezuela
Zelanda e Re
Zvicra*

* Shtetet anëtare të BE-së dhe shtete anëtare të zonës Schengen

* Shenim

Vizitoret kane te drejte te qendrojne ne Kosove per nje periudhe 90 dite por u kerkohet te paraqiten personalisht te Departamenti i Policise se Kosoves ne Drejtorine per te Huajt ne menyre qe te mos trajtohen si te paligjshem. Vec kesaj, nese vizita e nje te huaji behet per arsye biznesi, duhet qe te paraqitet informacion per kete biznes; Duhet nje dokumentacion rreth biznesit qe qytetari i huaj do ushtroje ne Kosove, ose nje kopje e certifikates se biznesit te kompanise lokale qe e ka ftuar ate. Ne raste te rralla ku qytetari kosovar fton te huaj nga vende te varfra, eshte detyra e qytetarit kosovar qe te dergoje nje leter garancie ne piken kufitare 10 dite para mberritjes se qytetarit te huaj, e cila duhet te jete e volosur nga Gjykata e Rrethit apo Komunes. Policia kufitare rezervon te drejten te ktheje mbrapsht vizitore dhe te mos i lejoje te hyjne ne Kosove nese ka dyshime rreth dokumentave te tyre te udhetimit, apo arsyeve te tjera, duke ua bere te qarte se perse ata nuk mund te hyjne ne Kosove.

Disa nga arsyet per bllokimin e hyrjes ne Kosove te te huajve mund te jene: Moszbatimi i Ligjit per te Huajt ne Kosove; Mospasja e mjeteve te nevojshme per te jetuar gjate periudhes se qendrimit, mosplotesimi i kushteve nga shteti i nisjes ndersa qendron tranzit ne Kosove, ndalimi i rihyrjes ne rast urdheri deportimi, ose ne rastet e mberritjes nga vende me semundje infektive; moskryerja e vaksinimeve te certifikuara, shenja te dukshme qe tregojne se i huaji kercenon sigurine kombetare te Kosoves, rendin juridik, apo shendetin publik, ose ekzistenca e fakteve qe i huaji mund te jete i lidhur me kryerjen e akteve kriminale ku mund te aplikohet dhe ndjekja penale nga zyrtaret e ligjit.

Burimi: http://www.mfa-ks.net/?page=1,157