Best Western Galla

 
hotel rating stars

Prishtina International Airport Adem Jashari, Kosovo

Best Western Hotel Galla është i pari dhe i vetmi hotel zinxhir në Kosovë nga një ndër markat më të njohura botërore Best Western International. Ne jemi pika e parë e ardhjes, dhe pika e fundit e vajtjeve për ata që udhëtojnë nëpërmjet Aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari.” Tek ne përveç që do të gjeni një vendndodhje pa përjashtim tejet strategjike, gjithashtu ketu do të gjeni akomodim të rehatshëm, dhoma të klasit të lartë dhe të pajisura me të gjitha elementet e nevojshme, standardin më të lartë të shërbimit, staf tejet profesional dhe të orientuar në shërbim të klientëve tanë, ushqim të shijshëm në të gjitha aspektet, dhe hapësirat të cilat do të bëjnë që qëndrimi juaj me ne të jetë një përvojë e kënaqshme dhe paharrueshme.Kompleksi i Hotel Galla u ndërtua në vitin 2006 me qëllim për të plotësuar nevojat e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës (ANP), si një kompleks me mbi 21 dyqane dhe një hotel modern aeroporti me kapacitet prej 15 dhomave të disponueshme, dhomë konferencash, restorant etj. Prona është pronë private e Rexhep Zekës. Ndodhet në kufi të pronës së lidhur të ANP-së, rreth 600 m larg nga terminali i vjetër i aeroportit, i cili ishte funksional deri në 2013. Në fillim të 2017, 21 dhoma ju shtuan hotelit dhe renovime u bënë në disa zona të hotelit. Në 2017, Hotel Galla u bë pjesë e zinxhirit Best Western International si "Best Western Hotel Galla."

S'ka Vleresime

SHËNIM: Nëse dëshironi të bëni një rezervim, ju lutem plotësoni formën tek faqja e kontaktit me hollësitë e kërkesës suaj dhe ne do t'ju kontaktojmë me informacion të mëtejshëm.

  • Facilitetet dhe Sherbimet e Hotelit
  • Internet Wireless falas
  • Parkim Falas
  • Bar
  • Restorant
  • Kuzhine tradicionale
  • Recepsion te hapur 24-ore
  • Kend interneti
  • Ashensor
  • Sherbim ne dhome
  • Salle konference
  • Dhome takimi
  • Sherbime per takime biznesi
  • Roje sigurie
  • dhome per bagazhet
  • Kasaforte ne recepsion
  • Kopsht
  • Dyqan Dhuratash
  • Trasferte aeroporti falas
  • Zyre per makina me qera
  • Sherbim lavanderie
  • Baby siter me pagese
  • Dhomat dhe sherbimet ekstra
  • Internet kabllor falas
  • Vaske
  • Ajer te kondicionuar
  • Dhoma ku ndalohet duhani
  • Abazhur
  • Televizor satelitor
  • Televizion
  • Tharese flokesh
  • Telefon
  • Tavolina pune
  • Kasaforte
  • Aparat per te bere cajin /kafen
  • Pajisje tualeti personale
  • Mini-Frigorifer (bosh)

Reservations cancelled at least 24 hours, prior to the arrival date, will be fully refunded. Cancellations less than 24 hours, prior to the arrival date, will be charged for the first night.

Check-In: 14:00

Checkout: 12:00

 Politika per dalje te vone: 10 Euro ora.