Informacione të përgjithshme rreth Kosovës

Pozita gjeografike e Kosovës

Kosova, një territor pa dalje në det ka një sipërfaqe prej 10 908 km katror/ 6777 milje katrorë dhe shtrihet në Europën Juglindore me koordinata gjeografike: 42 35 N, 21 00 E. Kufizohet me Shqipërinë, Maqedoninë, Serbinë, Malin e Zi dhe është më pak se 4 orë distancë me makinë nga Greqia. Veriu është i rrethuar nga Malet Kapaonik dhe kufijtë jugore me Shqipërinë, Malin e Zi janë malorë, ku maja më e lartë është Gjeravica, me lartësi 2656 m. Rajoni më malor dhe i mbushur me lugina e që përben dhe basenin kryesor të Kosovës, është rrafshi i Dukagjinit, qe ndodhet ne perendim. Veç lumit të Moravës, lumenj te tjere jane Erenik, Iber, Drin dhe Sitnica. Rajoni tjeter i Kosoves është kryesisht kodrinor dhe gjithashtu shtrihen dhe dy fusha te gjera ne anet lindore dhe perendimore te Kosoves..

Klima e Kosoves

Në përgjithësi klima është kontinentale, qe është e ftohtë relativisht e thatë në dimër dhe e ngrohtë dhe e lagësht në verë.Temperaturat e verës në zonat malore janë dukshëm të ulëta rreth 18 gradë, përvec 120 ditëve me borë vjetore në male. Në zonat malore, pemët mbulojnë 40% ose më shumë në rajon, kryesisht lisa dhe ahe. Kaprolle, arinj dhe derra të egër banojnë në këtë zonë.Maji dhe Shtatori janë zakonisht periudhat më të mira për të vizituar Kosovën nga pikëpamja e klimës. http://beinkosovo.com/en/kosovo-geography

Terreni në Kosovë

Pellgu lumor i rrafshët me një lartësi 400-700 m mbi nivelin e detit rrethohet nga disa vargmale të larta me lartësi 2000-2500 m Ekstremitetet e lartësisë: pika me e ulët: Drini i Bardhë 291 m (qe ndodhet në kufi me Shqipërinë). Pika me e lartë: Gjeravica, 2656 m Burimet natyrore: Nikel, plumb, zink, magnes, linjitit, kaolinë, krom, boksit, ar, argjend,etj

Popullsia e Kosovës

Statistikat e sakta për popullsinë e Kosovës nuk ekzistojnë, sidoqoftë është llogaritur rreth 1.8-2.2 mln banorë. Aktualisht Kosova ka popullsinë më të re në Europë me dendësi popullsie rreth 200 për km katror, qe konsiderohet një nga më të lartat dhe në Europë. Popullsia e Kosovës përbëhet nga: shqiptare 88%, serbe 6%, boshnjake e goranë 3%, rome 2%, ashkali, egjiptiane, turq 1%

Kryeqyteti i Kosovës

Prishtina (qe nga 1947)

Qytetet kryesore te Kosovës

Qyteti kryesor i Kosovës është Prishtina qe është dhe kryeqyteti dhe qendra administrative e vendit, Qytete të tjera janë: Prizreni, Peja, Gjakova, Mitrovica, Gjilani dhe Ferizaj.

Gjuha zyrtare: shqipe

Me rreth 90% te popullsisë, shqiptarë etnikë, gjuha shqipe njihet si gjuhë zyrtare, se bashku me serbishten. Të tjera gjuhë janë turqisht, rumanisht, boshnjake. Gjuha shqipe është një gjuhë indo europiane, qe rrjedh nga ilirishtja dhe është shumë e dallueshme nga shumica e gjuheve të tjera indo eurpiane dhe mbetet e vetme ne nëngrupin e saj. Gjuha e dytë zyrtare është serbishtja. Serbishtja është e vetmja gjuhë e Europës qe përdor dhe alfabetin cirilik dhe latin duke e bërë atë një digrafi active. Flitet në shumë vende si Serbi, Bosnje Hercegovine, Kroaci, Mali i Zi dhe pjesërisht në Kosovë. Anglishtja gjithashtu flitet gjerësisht, kryesisht nga të rinjtë. Anglishtja mësohet në shkollë që në klase te pare (1)fillore.

Sistemi politik

Kosova eshte republikë parlamentare

Flamuri kosovo-flag

Në qendër të një fushe blu e thellë është forma gjeografike e Kosovës në ngjyrë ari, e rrethuar sipër nga 6 yje të bardhe me pesë cepa te renditur në formë harku qe perfaqesojne një nga grupet më të mëdha etnike të Kosovës: shqiptarët, serbët, turqit, goranë, romë e boshnjake.

Historia

Ballkani qendror ishte pjesë e Perandorive romane e bizantine perpara se serbet te migronin në territoret e Kosovës modern në shekullin e 7. Gjatë periudhës mesjetare, Kosova u bë qendra e perandorisë serbe dhe pa ndërtimin e zonave kryesore religjoze serbe, përfshi dhe manastiret e rendesishme serbe ortodiokse. Humbja e forcave serbe ne Fushe Kosove ne 1389 coi ne regjimin pese shekullor ottoman gjatë të cilit një numër shumë i madh turqish e shqiptarësh u zhvendosen në Kosovë.Në fund të shek të 19 shqiptarët u zevendësuan me serbe si grupi kryuesor dominant në Kosovë.Serbia mori kontrollin e Kosovës nga perandoria otomane gjatë Luftës së parë ballkanike 1912. Pas luftës së II, Kosova u bë provincë autonome e Serbisë dhe e Ish Republikës jugosllave me status pothuajse ekuivalent me republikat e tjera nën kushtetuten e vitit 74. Pavarëssht koncesioneve legjislative, nacionalizmi shqiptar u rrit në vitet 80 qe coi në revolta dhe në thirrjet për pavarësinë e Kosovës.Në të njëjtën kohë liderët serbe nacionalistë si Sllobodan Miloshevic shfrytëzuan thirrjet e serbevë të Kosovës për keqtrajtime gjatë përpjekjeve për të marrë votën nga mbështetësit, shumica e të cilëve e shihnin Kosovën si djepin e kulturës së tyre.Nën lidershipin e Miloshevicit, Serbia institucionalizoi kushtetuën e re në 1989 qe i hioqte Kosovës statusin si një provincë autonome e Jugosllavise. Liderët shqiptarë të Kosovës, iu përgjigjën duke organizuar në vitin 91 një referendum ku e deklaruan Kosovën të pavarur, të drejtuar nga Ibrahim Rugova, të cilët e përdorën rezistencën passive si një përpjekjë për të fituar aistencë ndërkombëtare dhe njohje të Kosovës së Pavarur. Shqiptarët të pakënaqur me stratregjinë passive të Rugovës në 90, krijuan UCK dhe nisën një kryengritje. Duke filluar nga 98, ushtria, policia dhe forcat paramilitare serbe nën drejtimin e Miloshevic, kryen një fushatë spastrimi që rezultoi në masakra dhë debime massive të shqiptarëve etnike. Rreth 800 mije shqiptarë etnikë u shkpërngulën me forcë nga shtëpitë e tyre në Kosovë gjatë kësaj kohe. Përpjekjet ndërkombëtare për të ndërmjetësuar konfliktin, dështuan dhe kundërshtimi i Miloshevicit për një zgjidhje të propozuar coin ë fushatën bombarduëese tre mujore të NATOs kundër Serbisë në fillim të marsit 1999, qe e detyruan Serbinë të bjerë dakord për të tërhequr forcat ushtarake dhe policore nga Kosova. Rezoluta e OKB 1244 (1999), e vendosi Kosovën nën drejtimin e një administrate tranzicioni, UNMIK., duke mbajtur te paqartë dhe statusin e ardhshëm të Kosovës. Një process i drejtuar nga OKB nisi në fund të 2005, për të përcaktuar statusin final të Kosovës. Negociatat vazhduan në disa faza nga vitet 2006-2007 dhe përfunduan Pa marrëveshje mes Prishtinës dhe Beogradit.Në 17 shkurt 2008, Kuvendi i Kosovës shpalli pavarësinë e Kosovës. Që atëherë, më shumë se 108 vende kanë njohur Kosovën, dhe ajo është bashkuar në FMN, Bankë botërore, Bankën europiane për rindërtim e Zhvillim, në Këshillin e Bankës europiane për zhvillim, dhe ka nënshkruar një marrëveshje kornizë me Bankën Europiane për investim. Në tetor 2008, Serbia kerkoi opinionin keshillues të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi ligjshmërine e deklarates së pavarësisë së Kosovës në përputhje me ligjin ndërkombëtar. Kjo Gjykatë publikoi opinionin keshillues ne korrik 2010 duke afirmuar se deklarata e pavarësisë së Kosovës nuk shkel asnjë parim të përgjithshëm të ligjit ndërkombëtar, as rezolutën 1244 dhe as kornizën kushtetuese. Opinioni u fokusua vetëm në historinë unike të Kosovës dhe rrethanat e saj. Serbia vazhdon ta kundërshtojë pavarësinë e Kosovës, por dy shtetet kanë arritur një marrrëveshje për të normalizuar marrëdhëniet e tyre në prill 2013 përmes bisedimeve të ndërmjetësuara nga BE, dhe tashmë janë angazhuar në procesin e implementimit të saj

Source: 2014 CIA World Factbook https://www.cia.gov/library/publications/the-ëorld-factbook/geos/kv.html

Ekonomia e Kosovës

Ekonomia e Kosovës ka treguar një progress të rëndësishëm në tranzicionin e sistemit të bazuar në tregun e lirë dhe ruan një stabilitet makroekonomik, por ende varet shumë nga komuniteti ndërkombëtar dhe diaspora për ndihma dhe asistence teknike financiare.Qytetarët e Kosovës janë më të varfrit në Europë me të ardhurat për frymë 7600 $ në vitin 2013.Niveli i papunësisë është 45% dhe inkurajon emigrimin e nxit ekonominë informale dhe të paraportuar. Remitancat nga diaspora, kryesisht nga Gjermania, Zvicra dhe vendet nordike, llogarisin rreth 15% te GDP, ndërsa aktivitetet e financuara nga donatorët, dhe ndihmat janë afërsisht 10%. Shumica e popullsisë së Kosovës jeton në zonat rurale jashtë kryeqytetit Prishtinë, Me ndihmën ndërkombëtare Kosova ka mundur të privatizojë shumicën e ndërmarrjeve shtetërore.Mineralet dhe metalet, përfshi linjit, plumb, zink, nikel, krom, alumin, magnez dhe një sërë materialesh ndërtimi, dikur përbënin shtyllën e industrisë, por prodhimi i tyre ka rënë, për shkak të pajisjeve të vjetra dhe investimeve të pamjaftueshme. Në qershor 2009, Kosova u bashkua me Bankën botërore dhe FMN, dhe nisi te ndaje dhe borxhin me ish Jugosllavine. Për të ndihmuar integrimin e Kosovës në strukturat ekonomike rajonale, UNMIK nënshkroi në emër të Kosovës pranimin e saj në zonën CEFTA në 2006. Serbia dhe Bosnja ka refuzuar të njohë vulat në doganë të Kosovës apo privilegjet e tarifave të reduktuara për produktet e Kosovës sipas CEFTAs, por dy vendet kanë rifilluar tregtinë me Kosovën në 2011. Monedha zyrtare në Kosovë është euro, por dinari serb gjithashtu përdoret ilegalisht në enklavat serbe. Lidhja e Kosovës me euron e kanë mbajtur inflacionin të ulët.Kosova ka ruajtur një suficit buxhetor në 2011 kur shpenzimet e qeverisë u rritën ndjeshëm. Në 2013 Kosova nënshkroi marrëveshjen e Tregtisë së Lire me Turqinë, dhe është ne negociata për liberalizimin e tregtisë me BE, si pjese e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

GDP: $7.15 miliarde (2013.)
GDP – rritja reale: 2.5% (2013.)
GDP –per fryme (PPP): $7,600 (2013)
Shenim: Te dhenat jane per vitin 2013 dhe ne dollare
Industria: nxjerrja e mineraleve, material ndertimi, metale baze, lekure, makineri, produkte ushqimore, pije, tekstile
Forca e punes: 800,000. Shenim: perfshi ata të punësuar ne ekonomine gri (statistike e 2011.)
Forca e punes - sipas sektoreve: ne bujqesi: 23.6%, ne industri: NA%,services: NA% (2010)
Niveli i papunësisë: 30.9% (2013.),45% (sot) Shenim: Kosova ka një sector informal qe nuk reflektohet ne statistika.
Popullsia poshtë nivelit të varfërisë 30% (2013)
Shperdarja e te ardhurave familjare, Gini index:30 (FY05/06)
Buxheti: Te ardhurat: $1.916 miliarde shpenzime: $2.048 miliarde (2013.)
Eksportet: $408 million (2013),$382.8 million (2012)
Eksportet -komoditetet: miniera dhe produktet te perpunuar metali, metal skcrap, produkte lekure, makiner, ushqime te parapergatitura, pije, duhan, produkte zarzavate, dhe tekstile
Eksportet – partnere: Italia 25.8%, Shqiperia 14.6%, Maqedonia 9.6%, Kina 5.5%, Gjermania 5.4%, Szvicer 5.4%, Turqia 4.1% (2012 est.)
Importe: $3.398 miliarde (2013) ,$3.477 billion (2012.)
Importe - kommoditet: produkte ushqimore, gje e gjalle, dru, nafte, kimikate, minerale, tekstile, gure, qeramike, dhe produkte xhami, pajisje elektrike.
Importe - partnere: Gjermania 11.9%, Maqedonia 11.5%, Serbia 11.1%, Italia 8.5%, Turqia 9%, Kina 6.4%, Shqiperia 4.4% (2012 est.)
Borxhi i jashtem $448.2 million (2013 est.),$466 million (2012 est.),
Monedha: Euro

Source: 2014 CIA World Factbook
https://www.cia.gov/library/publications/the-world-factbook/geos/kv.html