Tur natyre Kosovë

Ky është një tur, i cili ka për qëllim të shfaqë natyrën spektakolare të Kosovës, një vend i mbyllur në tokën e vet, pa dalje në det. Ajo që mungon në Kosovë është vetëm të dalësh në bregdet, por këtë mungese e kompenson me një peisazh natyror të plotë me fusha të gjera, malet e dhëmbëzuar e të pjerrta, lumenjtë si kristal që derdhen, ujëvarat, pyjet e dendura, shpellat dhe liqenet. Një vend i vogël, por me plot diversitet, për të cilat është shumë i admirueshëm.

Vendndodhja: Kosovë
Zgjatja: 5 dite

Nga € 350
Prenoto
tur ne Prizren Kosove
Dita 1: Aeroporti i Prishtinës – Prizren

Ju mirëpresim në Aeroportin e Prishtinës dhe ju transferojmë në Prizren, një nga qytetet më të bukura në Kosovë, ku do të kalojmë dy netë. Fillimisht do të bëjmë disa vizita të monomenteve të Prizrenit në këmbë, duke filluar nga Kisha Ortodokse e "Zojës së Parë" ndoshta është më e rëndësishmja gjë që është pjesë e listës së UNESCO-s e monumenteve të mbrojtura mesjetare të Kosovës që nga viti 2006. Monumentet dhe vendet e tjera me vlerë e që duhet vizituar janë: Xhamia e Sinan Pashës e ndërtuar në vitin 1615, Katedralja e "Zojës Ndihmëtare" (Prizren Kisha kryesore katolike që nga 1870), Kalanë e Prizrenit dhe në afërsi të saj gjindet edhe Kisha e Shpëtimtarit të Shenjtë, Kishën e Shën Gjergjit, Urën e Gurit dhe Ҫarshinë e vjetër. Gjatë natës, në Prizren.

Malet e Sharrit ne Kosove
Dita 2: Prizren - Malet e Sharrit – Prizren

Malet e Sharrit janë të vendosura në rajonin ndërmjet Kosovës dhe Macedonisë dhe përfshijn një sipërfaqe prej 1600 km2 nga të cilat 1100km2 i përkasin Kosovës dhe kjo është vetëm 10 % e territorit të saj të përgjithshëm. Malet e Sharrit dallohen për botaniken, faunen, ekologjine, turizmin, rekreativitetin, sportin, vlerat edukative dhe kulturore. Ato janë jashtëzakonisht të pasura dhe të ndryshme me peisazhin, e florës dhe faunës dhe ofrojnë vend të përkryer për të dashuruarit e natyrës. Njëzet e pesë liqene në lartësi 1900 m mbi nivelin e detit, gati 2000 lloje bimësh, me 30-40 prej tyre i përkasin Evropës dhe atyre Botërore e që në vendet e tjera janë të rrezikuara si specie bimore dhe me një faunë të pasur që e bëjnë këtë zonë një vend madhështor për tu vizituar. Ne do të ju shetitim nëpërmes kaninoneve, sepse i admirojmë kodrat me forma të ndryshme, ndersa me makinë do të ngjitemi në maje të maleve përmes pyjeve me peisazhet dhe ngjyrat e ndryshme. Gjatë natës do kthehemi në Prizren.

Ujvara e Mirushes
Dita 3: Prizren – ujëvara e Mirushes - Istog – Bjeshket e Rugovës

Pas mengjesit, udhetojme me makinë në drejtim të ujëvarës së Mirushës. Lumi Mirusha rrjedh nga ujëvara e Mirushes dhe ndodhet në jug të Maleve të Gremnikut në një lartësi prej 572 metra. Ujëvara e Mirushes është 10 km e gjatë dhe ka 13 liqene në mes tyre, prej burimit deri te uëjvara. Peizazhe mahnitëse me gurë dhe shpellat rreth ujëvarës, që formojnë një pamje të madhe dhe paraqesin një atraksion të veçantë e të këndshëm për çdo sy. Pas këtyre vizitave ne do të vazhdojmë për në Istog një tjetër atraksion i Kosovës, i cili ka gjithashtu një ujëvarë që derdhet për gjatë lumit të saj, deri te liqenet articifiale të troftes. Këtu ne do të ndalemi në një kompleks të hotel dhe restaurant Trofta, ku do ta shohim një peisazh të përsosur me ujë dhe gjelbërim të bollshëm, një kryevepër e peisazhit. Ky është vendi i përsosur për të ngrënë, e çfarë tjetër përveç troftës së shijshme e të freskët të këtyre ujërave patëmetë. Pas kësaj përvoje do të vazhdojme drejt bjeshkëve të Rugoves ku edhe do të qëndrojme për 2 netët në vijim, pikerisht në Bogë.

Lugina e Rugoves Kosove
Dita 4: Lugina e Rugovës

Pas mengjesit ne do të eksplorojmë luginën e Rugovës një nga monumentet më spektakolare natyrore të Kosovës, e vendosur në zemër të rajonit të Dukagjinit në veri-perëndim të vendit. Ajo mbulon një sipërfaqe prej 32,000 ha dhe shërben si një portë për malet e njohur si Bjeshkët e Nemuna të cilat e ndajne Kosovën me fqinjët e saj, si Malin e Zi dhe Shqipërinë. Të tri vendet e kanë shpallur këtë zonë si një Park kombëtar për shkëlqimin natyral që ajo përfaqëson. Maja më e lartë në varg është ajo e Jezercës në Shqipëri në një lartësi prej 2694 metra, me Gjeravicen në Kosovë në rënie të shkurtër në vetëm disa dhjetëra metra në një lartësi prej 2656 metra. Lugina e Rugovës është konsideruar si një vend ideal për të kaluar kohën, për t'u çlodhur dhe për të marrë ajer të pastër e për t'u larguar nga jeta e përditshme rutinë dhe dinamike në qytet. Ky është një rajon i pasur dhe i pashkelur, i cili ofron një mundësi unike argëtuese për dashamirët e eko turizmit rural, me elemente të tilla siq është: Lumi Bistrica i cili kalon përgjatë 12 kilometrave të luginës, ujëvarat e ndryshme që bien nga një lartësi prej 30 metra, dy liqene akullnajash në një lartësi prej 1 800 metrash mbi nivelin e detit dhe një numër i shpellave. Gjatë natës, në Bogë.

 
Dita 5: Lugina e Rugovës - Aeroporti i Prishtinës

Pas mëngjesit do të nisemi për në aeroport.

Çmimet

350 Euro për person për ndarjen e një dhomë dyshe ose shtretër të vecante për minimum 6 pjesëmarrës
420 Euro për person për ndarjen e një dhome dyshe ose shtretër te vecante per minimum 4 pjesëmarrës
580 Euro për person për ndarjen e një dhome dyshe ose shtretër te vecante per minimum 2 pjesëmarrës
Shtese vetem = 65 Euro. (Dhoma teke zakonisht do të jetë dhomë për dy persona apo të dyfishtë për përdorim të vetëm.)

Të përfshira

  • Transferet sipas programit me A / C automjete
  • Të gjitha të transfertat sipas programit
  • Guide ciceron) / shofer (vetëm për min 6 persona shoferi dhe udhëzues(ciceroni) janë njerëz të veçantë)
  • Akomodimi në hotele të mira me 3 *
  • Drekë me peshkë të freskët në Troft të Istogut
  • Mëngjesin
  • Tatimet
Te perjashtuara:
  • Biletat e fluturimit
  • Drekat dhe darkat Përveç një Dreke në Istog
  • Tarifat për Hyrje rreth 8-10 euro
  • Bakshishi për Udhëzuesin(ciceronin)
  • Çdo gjë çë nuk është përmendur në "Të përfshira"
Muajt më të mirë:

Mars, Prill, Maj, Qershor, Shtator, Tetor, Nëntor

Read reviews for this tour or write your own tour Review

Tour Itinerary in Google Map


View Kosovo nature tour-by Kosovo Holidays DMC in a larger map