Qytetet e Kosovës

Prishtina

Qyteti më i madh dhe kryeqyteti i Kosovës është Prishtina (qe nga 1947) me një popullsi totale më shumë se 500 mijë banorë. Prishtina është qendra kulturorë, ekonomike dhe administrative e vendit me një histori të saj. Zbulimet arkeologjike datojnë shumë kohë më parë në vitet Neolitike. Distrikti jugor i Prishtinës, Ulpiana besohet se ka qene qendër e provincës ilire të Dardanisë, dhe një nga qytetet më të famshme në fillim të shekullit të dytë para krishtit. Deri në Luftën e II botërore, Prishtina thjesht është shfaqur si një qytet oriental para se të bëhej kryeqytet. Rrugët e vjetra e të ngushta me gurë me shtëpi të bëra me tulla balte, janë zëvendësuar me rrugë të gjera, me ndërtesa të larta tërheqëse dhe komplekse të reja moderne. Prishtina është qendra e arsimit të lartë për gjithë Kosovën dhe vendi i Akademisë së Arteve dhe Shkencave, një vend ku është mbledhur dhe truri intelektual i vendit. Ndërsa ecni në rrugët e qytetit në verë, ju do ta gjeni veten mes shumë bareve, dyqaneve dhe vendtakimeve të ndryshme , ku mund të flisni me banorët dhe të bëni humor me ta. Më në fund, qyteti i Prishtinës është i njohur dhe për ushqimin e shijshëm, mikpritjen, jetën e natës dhe për stilin e jetës. .

Çfarë mund të vizitoni në Prishtinë dhe rreth saj

  • Xhamia e Sulltan Mehmet II al-Fatih

    e ndërtuar më 1461 ajo ndodhet ne qendren e vjeter te Prishtinës
  • Kulla e Sahatit

    Daton në shekullin e 19. Pas nje zjarri, kulla eshte rindertuar duke perdorur tulla. Kembana origjinale eshte sjelle ne Kosove nga Modavia. Ajo mban nje mbishkrim ku thuhet: kjo kembane eshte bere ne 1764 per Jon Moldova Rumen'. Ne 2001, kembana origjinale u vodh. Te njejtin vit, trupat franceze te KFOR e zevendesuan mekanizimin e vjeter te ores me nje elektrik. Per shkak te problemeve te Kosoves me energjine, ora e Kulles mezi e mat kohen.
  • Manastiri i Gracanices

    Nje nga komplekset e bukura ortodokse, pjese e trashegimise boterore te UNESCO-s.
  • Qyteti antik i Ulpianes

    besohet se eshte krijuar ne fillim te shekullit te II para krishtit, dhe ka lulezuar gjate shekullit te trete e te katert.
  • Katedralja e te bekuares NENE Tereza ne Prishtine

  • Monumenti "The Newborn"

    eshte nje skulpture tipografike dhe nje atraksion turistik qe simbolizon lindjen e Kosoves si nje shtet i ri i pavarur.
  • Shtepia Muzeale e Kosoves

  • Muzeu ETHNOLOGJIK ndodhet ne nje shtepi tipike Kosovare nen influencen e artitektures otomane

  • Galeria e Arteve te Bukura, Teatri kombetar i Kosoves, kimena etj

  • Zona e kalimtareve ne qendren e qytetit ku ndodhin gjithe eventet tradicionale ne mbremje

  • Parku Germia eshte nje park i bukur qe ndodhet ne zonen lindore te qytetit te Prishtines

  • Zona te tjera interesante ne Prishtine perfshijne: Biblioteka Kombetare e Kosoves, Hamami i madh në Prishtinë, ndertesat qeveritare etj

  • Gjithashtu afer Prishtines në një rreth jo më shume se 50 km ju mund te vizitoni

    Keshtjella Artana (Novobrdo)
  • Shpella e Mermerte

    Shpella e mermerte eshte nje shpelle e krijuar nga metamorfozat e gurit gelqeror. Ndodhet ne komunen e Lipjanit. Shpella eshte zbuluar ne 1966 nga nje qytetar qe ndertonte shtepine e tij dhe u hap per turistet ne 1976. Shpella eshte 1260 metra e gjate, ndersa rruga per turistet eshte 500 metra e gjate. Shtylla te medha jane dominuese ne holl ndersa tavani eshte i mbuluar me stalaktike. THuhet se duhen 3000 vjet qe 1mm e tyre te rritet. Shume shtylla arrijne lartesine deri ne 5 metra dhe jane ne ngjyra te ndryshme nga kristal i bardhe aragonit deri ne te kuq, me gjithe hijet mes kontrasteve te ketyre dy ngjyrave.

Prizren

Prizreni eshte qyteti terheqes ballkanik qe te jep pershtypjen sikur rrjedh pergjate shhtratit te ngushte te lumit Bistrica, i cili e ndan ate ne mes. I shtrire mes maleve te larta ngjyre te gjelber, dhe nje qyeti te ndertuar prej shekujsh me nje arkitekture miks por qartesisht i dominuar nga influenca otomane, Prizreni eshte padyshim nje nga qytetet me terheqese te Kosoves. Per me teper, per shkak te organizimit te shume festivaleve te veres, dhe faktit qe eshte nder qendrat me te bukura te gjithe Kosoves, Prizreni ka marre emrin kryeqyteti kulturor i Kosoves. Prizreni ka gjithcka qe duhet per ta bere nje destinacion interesant per udhetaret si per kenaqesi dhe per biznes. Qyteti i vjeter me popullsine me te re eshte nje vend i mrekullueshem per te vizituar, qofte per nje qendrim te shkurter rruges nga Prishtina apo Shkupi drejt bregdetit shqiptar, ose per nje udhetim te gjate ku te shihjosh gjithe rrethinat malore te mrekullueshme. Qendra e bukur e Prizrenit eshte e pjesa e ruajtur me mire dhe me piktoreske e Kosoves, me nje koleksion te mire te ndertesave fetare dhe me lagjet e vecanta te banimit te gjitha brenda nje rrezeje te shkurter nga njera tjetra. Tradita e hershme e qytetit per tolerancen fetare dhe etnike eshte e dukshme nga afersia qe kane kishat katolike e ortodokse, xhamite e teqete, shumica e te cileve disa qindra vjecare. Nje dite e plote ju mundeson te shihni shumicen e gjerave te pershkruara ketu.

Çfare mund të vizitosh në Prizren

  • Shtepine e Lidhjes së Prizrenit

  • Kalaja e Prizrenit nga shihet gjithe qyteti, duket se eshte ndertuar per te mbrojtur dhe kontrolluar qytetin, dhe tashme ofron nje pamje te mrekullueshme.

  • Xhamia e Sinan Pashes

  • Katedralja Katolike e Prizrenit

  • Kisha "Zonja ndihmetare" , nje nga kishat me spektakolare bizantine, nje vend i trashegimise se Unesco

  • Hamami i Gazi Mehmet Pasha

  • Shatervani i vjeter

Gjakova

Qyteti i Gjakoves, eshte rreth 30 minuta me makine ne veriperendim te Prizrenit. Ai i ka rrenjet ne periudhen e vjeter historike te Dardanise. I njohur ne kohet e hershme si Patkova, Reka, dhe Altion, emri Gjakova (Đakovica ne serbisht) per here te pare u shfaq ne kujtimet historike otomane ne 1485. Gjate shekullit te 17 qyteti u fut ne nje periudhe te shpejte zhvillimi, me shume xhami, hane, teqe dhe nje hamam te bukur te ndertuar gjate kesaj kohe. Krenaria e qendres se Qytetit ka qene Çarshia e Madhe, ose Grand Bazaar, nje treg i madh qe terhiqte turistet nga gjithe rajoni, por qe u demtua seriozisht gjate luftes se vitit 1999, por qe tashme eshte pothuajse e rinovuar teresisht. Ndryshe nga shumica e destinacioneve jashte Prizrenit, Gjakova ka plot vende per te pare dhe per te bere gjate nje nate qendrimi.

Çfare te vizitoni ne Gjakove

  • Pazari i madh i Gjakoves

    Ky pazar i lashte dhe i vjeter ka shume dyqane ku ju mund te blini te gjitha llojet e puneve te artit. Ka disa suvenire dhe artikuj per shitje. Edhe pse pazari eshte i vjeter, disa nga artikujt qe shiten jane tipike te dyqaneve te koheve moderne. Disa nga artikujt me popullore jane pune dore me cilesi te larte. Qendra eshte rikonstruktuar pasi pesoi deme te medha gjate luftes 1999. Veç dyqaneve, Pazari i madh i Gjakoves ka nje xhami te shekullit te 15.
  • Teqja e Bektashive

    Teqja e Bektashive ne Gjakovë u ngrit ne 1790, dhe eshte ndertesa e vetme e ketij lloji ne Kosove. Sot eshte selia e urdherit islamik SUFI. Ndertsa u rikonstruktua pasi u shkaterrua gjate konfliktit te fundit ne Kosove.
  • Xhamia Hadum

    XHamia Hadum ne Gjakove, u ndertua ne dekaden e fundit te shekullit te 16 (1594/95) nga arkitekti Mimar Sinan. Ky ndertim u financua nga Hadum Sylejman Efendia – Hadum Aga, dhe xhamia ka marre emrin e tij.
  • Ura e Terzive

    Ne rrethinat e Gjakoves afer fshatit te vogel te populluar nga katoliket Bishtazhin, ndodhet ura e kohes otomane 190 metra e gjate pergjate lumit Erenik. Ura me gure te lemuar me 11 harqe daton nga shekulli i 15, dhe ka marre kete emer pasi rinovimet e bera ne shekullin e 18, u paguan nga robaqepesit lokale. Eshte nje nga urat me te gjata ne Kosove, e mbyllur per trafikun me makina, por qe duket qarte nga ura moderne e ndertuar prane saj.
  • Ura e Shenjte

    Afer vendbanimit Gexhe, ne rrugen kryesore nga Prizreni ne Gjakove eshte nje ure pa mbishkrim, Ura e Shenjte, e cila kalon mbi lumin Drin i Bardhe. Ura, e cila eshte ne fundin jugor te nje gryke fantastike, eshte nje vend shume popullor gjate veres kur njerezit vijne ne kamp permes saj dhe festojne, por gjithashtu edhe hidhen nga kjo ure ne ujin e rrjedhshem poshte.

Peja

Peja ndodhet ne Kosoven perendimore por shumica e njerezve thone se kjo eshte Kosova e vertete. rrethohet nga male, me i larti eshte Gjeravica me 2.656 metra lartesi. Peja eshte qyteti i trete me i madh i vendit. Rajoni eshte i pasur ne trashegimi kulturore dhe me pamje fantastike nga Gryka e Rugovës deri te Ujëvara e Mirushës. Kosova perendimore tradicionalisht ka qene nje zone e pasur me nje sens te forte krennarie lokale, te cilen e ndajne te gjithe banoret qe vijne nga rajoni i Dukagjinit. I vendosur ne kembet e nje vargu malor te mrekullueshem Bjeshket e Nemuna, qyteti eshte qeverisur nga fuqi te ndryshme dominuese pergjate gjithe historise, duke i dhene zones nje karakter kulturor mjaft divers. Influenca ortodokse ka sjelle dhe ndertimin e vendeve te ndryshme religjoze dhe manastireve. Peja The Orthodox influence has resulted in the construction of impressive religious sites and monasteries. Peja dikur ka qene qyteti kryesor i tregtise se fijeve dhe leshit, madje dhe emri Peje vjen nga fjale penj, (fije peri). Pavaresishtgjithe bukurise natyrore dhe kulturore, peja eshte gjithashtu qyteti me njerez te bukur dhe konsiderohet si qyteti me vajzat me te bukura te Kosoves.

Cfare te vizitoni ne Peje

  • Partriarkana e Pejes (Trashegimi e UNESKOS)

    Eshte nje vend i trashegimise se UNESCO, i ndertuar gjate perandorise mesjetare Serbe. Manastriri eshte krijuar ne shekullin e XIII, dhe kompkleksi i Kishes perbehet nga kater kisha me afreske te bukura, qe i dedikohen Synaxis dhe Apostullit te Shenjte, (ne qender), Shen Dimitrit (ne veri) virgjereshes se shenjte Hogedetria (jug) dhe nje kishe e vogel qe i kushtohet Shen Nikolasit ngjitur me pjesen e jashtme te kishes Virgjeresha e Shenjte.
  • banja turke (Hamam)

    Si shume hamame te tjera te ndertuara ne gjithe Kosoven, kjo banjo turke eshte ndertuar afer xhamise se Haxhi Beut. Kjo banje eshte restauruar se fundi nga nje organizate italiane dhe eshte konfertuar tashme ne nje holl per ekspozitat. Vone disa gra myslimane e kane perdorur per tu mesuar grave dhe femijeve mbi Islamin. Data e ndertimit te ketij hamami nuk dihet dhe mendohet se eshte ndertuar rreth shekullit te 16.
  • Xhamia BAJRAKLI-

  • MUSEU Etnologjik

  • Mulliri i HAXHI ZEKAS

  • PAZARI I VJETER

Deçan

Eshte nje qytet ne perendim te Kosoves, i famshem per rruget historike te tij mes Pejes dhe Gjakoves, pjese e rajonit te Dukagjinit. Nga pikepamja fetare, Decani eshte i njohur per Manastirin Ortodiks dhe per Kullat Unike (Shtepite e vjetra prej guri. Territori i ketij qyteti perfshin 180 km katrore, dhe ka me shume se 42 fshatra e rreth 50 000 banore. Temperatura gjate veres arrin deri 40 grade ndersa ne dimer -20 grade, dhe bie shume bore. Deçani eshte i afirmuar tashme si nje destinacion turistik. E gjithe hapesira rreth Decanit eshte e rrethuar nga male te larta dhe te bukura. Natyra, malet, liqenet jane shume terherqese per turistet. Pyjet, . Forests, kullotat e pasura, fauna, ajri i paster malor e bejne Decanin nje vend qe te promovohet si nje qender turistike. Ju mund ta quani kete qytet si qytetin e Geshtenjave, sepse ne shumicen e territorit malor rriten geshtenja. Ndertimet intensive te hoteleve, qendrave te edukimit, infrastruktura, rruget dhe ndertimet e tjera e kane ndryshuar pamjen e Decanit.

Cfare te shohesh ne Decan:

  • MANASTIRI I DECANIT

    Ndodhet ne Deçan rreth 2 km nga qyteti. Manastriri katolik eshte kisha mesjetare me e madhe ne gjithe Ballkanin dhe permban dekorimet dhe afresket me te ruajtura mire. Manastiri eshte ndertuar ne nje zabel geshtenjash nga Mbreti serb Stefan Uros ne 1327. Vitin qe vdiq mbreti u varros ne kete manastir. Kisha monastike, u ndertua nga blloqe mermeri te kuqe ne te purpurt, e verdhe e lehte dhe oniks dhe u ndertua nga punetore qe punonin nen monkun Franceskan Vitusi i Kotorit. Kisha njihet per madhesine e saj imponuese dhe per strukturen arkitekturore te hershme gotike. Ne 2004, UNESCO e listoi manastirin ne Listen e trashegimise boterore duke cituar afresket e saj si nje nga shembujt me me vlere te ashtuquajtures rilindje Palaeologjike ne pikturat bizantine dhe nje vlere te pacmueshme te periudhes se shekullit te 14.
  • KULLA MAZREKAJ

  • MULLIRI SHABANAJ

  • Kompleksi i kullave ne GLLOGJAN

  • Mulliri i vjeter ne ISNIQ

Vushtri

Cfare te vizitoni:

  • Urat e vjetra

  • Keshtjellen e Vushtrise

Maja e Brezovices- Resort per Ski

Brezovica eshte resorti unik i skive i ndodhur ne pjesen veriperendimore te Maleve te Sharrit ne nje lartesi nga 900-2520 metra. Kushtet e favorshme klimaterike e bejne kete rajon te pershtatshem per turizem, sport dhe argetim gjate gjithe vitit. Resorti i skive ka 14 pista, pese The ski resort possess 14 pistes, pese teleferike me ulese, dhe pese ashencore per skite, te lidhura me 16 km litare skish, me nje gjatesi mesatare 3 km. Aktualisht funksionojne vetem 2 teleferike udhetaresh dhe nje skish Hotelet me te njohura ne Brezovice jane: Hotel Narcis, Hotel Molika, Hotel Breza, Shtepija e Gurit dhe Woodland Hotel. Vec tyre jane dhje shume shtepi private qe jepen me qera ku ju mund te akomodoheni. Revista prestigjoze The Guardian ua rekomandon qytetareve britanike Brezovicen. Ajo u sugjeron lexuesve te saj te zgjedhin Ballkanin per pushimet e tyre dimerore dhe per ski. Mes disa destinacioneve te tjera ne Serbi, Maqedoni dhe Mal te ZI, gjithashtu ajo preferon dhe Brezovicen ne Kosove. "Brezovica eshte nje nga malet me te mira ne Ballkan. Madje ka dhe nje faqe facebook me 30 mije fansa", thote gazeta. Ne artikull per shkak te cmimeve te mira dhe vendeve te pershtatshme per ski, preferohen gjithashtu dhe Kapaoniku ne Serbi, Popovka Shapka ne Maqedoni dhe Kolashini ne Mal te Zi.

Ujevara e Mirushes

Ujevara e Mirushes perben nje varg ujevarash pergjate lumit Mirusha, qe ndodhet ne jug te maleve Gremnik, rruges per ne Gjakove ne lartesine 572 metra. Distanca e saj nga kryeqyteti eshte afersisht nje ore. Lumi i Mirushes ka nje kanion te gjate 10 km dhe krijon 13 liqene lumore me 12 ujevare mes tyre. Ujevara me lartesine me te madhe eshte mes liqenit te gjashte dhe te shtate dhe eshte 22 metra e larte. Keto ujevara mes liqeneve, se bashku me peisazhin e mrekullueshem,shkembinjte dhe shpellat rreth ujevarave, formojne nje pamje mahnitese dhe perbejne nje destinacion special turistik. Pavaresisht temperatures se ujit qe eshte shume i ftohte, gjate veres kur temperaturat jane te larta, noti aty eshte jashtezakonisht i kenaqshem.

Lugina e Rugoves

Lugina e Rugoves ndodhet ne zemer te Dukagjinit, ne veriperendim te Kosoves. Ajo mbulon rreth 32 mije hektare. Pika me e larte eshte Bjeshket e Nemuna me 2560 metra.Mesh shume karakteristikave qe dallojne kete lugine, keto me poshte jane me te rendesishmet: -Lumi Bistrica, qe kalon ne nje gjatesi 12 km ne Lugine. -Ujevarat qe bien nga lartesi 30 m -Dy liqene ne lartesi 1 800 metra mbi nivelin e detit - Nje numer i madh shpellash Lugina e Rugoves eshte nje vend ideal per te kaluar nje dite apo disa dite, ku ju do te relaksoheni dhe do ti qendroni larg rutines se perditshme dhe jetes dinamike ne qytet. Eshte nje rajon i qete i ruajtur mire, dhe i paeksploruar, dhe ofron nje mundesi unike argetimi per te dashuruarit pas turizmit rural dhe ekologjik.

Malet e Sharrit

Malet e Sharrit jane nje varg malesh qe shtrihen ne pjesen juglindore te Kosoves. Ato mbulojne nje territor 60 km te gjate, dhe shtrihen ne nje lartesi mesatare 16-20 km. Malet e Sharrit ndahen ne tre zona kryesore: Zona e Lubotenit dhe e Brezovices, Zona qendrore e Prizrenit dhe Zona e Opojes dhe Gores. Majat me atraktive te Maleve te Sharrit jane: Luboteni, Majsa e Bistrias, Maja e Zeze, Maja Kobilica, Maja e Von Korff, Maja Zallina, Maja Tërepeznica, Vraka e vogel dhe e Madhe.ika me e larte eshte Luboteni, qe arrin nje lartesi 2553 metra dhe quhet Pamja e Bukur qe vjen nga fjalet franceze “le bo ten”. Terreni i mire per ski dhe alpinizem, peisazghi piktoresk dhe disa liqene malore e bejne kete pjese te Kosoves nje nga vendet me atraktive per vizitoret.

Malet dhe Liqenet

Malet e Sharrit, dikur te njohura si Shar Dagh (turqisht), eshte nje vargmal ne Ballkan qe zgjatet nga jugu i Kosoves deri ne veriperendim te Maqedonise dhe verilindje te Shqiperise. Lista e disa majave te ketij vargmali ne Kosove me 2000 metra lartesi jane: Maja e Malit; Rudoka i madh 2658 m; Alpet shqiptare te Gjeravices 2656m; Maja e Liqenit 2604; Maja Gusan 2539m; Guri i kuq 2522m; Luboten 2498m; Ruselia 2366m; Rrasa e Zogut 2305m; Mokna 2102m.

Liqenet

Kosova eshte vendi i 5 liqeneve te medha. Me i madhi eshte liqeni i Gazivoda, qe ndodhet ne pjesen veriperendimore te Kosoves ne komunen Zubin Potok. Jane pese liqene te medha ne Kosove. Liqeni Gazivoda 9.2km2 ; Liqeni Radoniqi 5.96km2 ; Liqeni Batllava 3.27km2 ; Liqeni Badovci 2.57km2 ; Liqeni Fierza 2.16km2 ; Te tjere liqene me te vegjel gjenden ne Kosove. Keto tre liqene ndodhen ne perendim dhe te tre ushqehen nga deget e Moraves se Jugut: Liqeni Prilepnica ; Liqeni Livoc ; Liqeni Robovac ; Liqene te tjera me te vogla e te bukura gjenden ne malet e Alpeve Shqiptare: Liqenati; Liqeni Drelaj; Liqeni i Zemres ;