MICE Kosovo

Takime, Incentiva, Konferenca, Evenimente

Kosovo Holidays është një DMC profesionale e cila ofron mbështetje kreative dhe logjistike në organizimin e eventeve për kompani, për ekipet sportive si dhe organizimin e konferencave. Duke qenë një nga DMC-të e para në Kosovë, ne ofrojmë ekspertizën e nevojshme në një gamë të gjerë shërbimesh MICE duke përfshirë: zgjedhjen e vendit të eventit, rezervimin e hoteleve, transportin luksoz, aktivitete dhe ekskursionet rekreative, aktivitete sociale dhe kulturore, darka gala etj. Ne pvendosim gjithë njohuritë tona për t'ju gjetur hotelin më të përshtatshëm me të gjitha kushtet optimale për eventin e kompanisë suaj. Për më tepër ne propozojmë programe emocionuese dhe aktivitete të planifikuara për rritjen e komunikimit dhe ndërveprimit mes pjesmarrësve.

Pavarësisht nëse keni nevojë për të organizuar të një takimi, konferencë, apo një udhetimi shpërblyes për punonjësit tuaj, ne mund t'ju ndihmojmë profesionalisht, në çdo hap të rrugës për të siguruar sukses total të eventit.